Onana: Të përballojmë këtë situatë, jam te klubi më i madh në botë
Manchester United u mund 4-0 nga Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Portieri i “Djajve të kuq”, Onana, një nga më të kritikuarit, analizoi sezonin e ekipit nga Manchesteri.
“I gjithë sezoni ka qenë i vështirë për të gjithë ne, si individë dhe si grup. Por ne duhet të jemi gjithmonë pozitivë, dhe të gjithë duhet të marrim përgjegjësi. Unë e nis nga vetja, gjithmonë. Ishte një sezon i vështirë. Ne jemi Manchester United, jemi një klub kaq i madh, kështu që nuk mund të justifikohemi nga dëmtimet apo shkaqe të tjera. Duhet të qëndrojmë pozitivë. Nëse ky sezon nuk ishte i mirë, jam i sigurt se ai pasardhësi do të jetë ndryshe. Nuk mendoj se shokët e mi të skuadrës janë të kënaqur me situatën me të cilën po përballemi, sepse i njoh, ata janë të gjithë fitues dhe të gjithë duan të fitojnë. Kur filluam sezonin, në dhomën e zhveshjes folëm për të luftuar për çdo titull. Por gjërat ndodhin në jetë dhe ne duhet të përballemi me këtë situatë.