Once Upon a Time in Hollywood arrin 100 milionë dollarë në arkën filmike në ShBA
15 gusht 2019
| 11:34
Filmi i fundit i Quentin Tarantino ‘Once Upon a Time in Hollywood’ është vetëm filmi i dytë origjinal i vitit 2019 që ka arritur 100 milionë dollarë në arkën e ShBA-së.
Filmi i publikuar së fundmi është kryesisht fiktiv, megjithëse ndërthuret me njerëz të vërtetë në histori dhe përdor vrasjet e Charles Manson si sfond.
Filmi horror i Jordan Peel ‘Us’ është filmi i vetëm origjinal deri më tani këtë vit që ka bërë më shumë se 100 milionë dollarë.