O’Neal: Basketbollisti më i keq i të gjitha kohërave është Gobert

10 shtator 2024 | 15:11

Ish-basketbollisti Shaquille O’Neal, ka qenë i ftuar në një program televiziv, ku ka bërë një deklaratë të bujshme.

Ai ka cilësuar basketbollistin Rudy Gobert si lojtarin më të keq të të gjitha kohërave. I pyetur se cili ka qenë lojtari më i keq, ai i është përgjigjur prerazi: “Nëse firmos një kontratë prej 250 milionë dollarësh duhet të më tregosh se je një lojtar që e meriton ato shumë”, ka thënë O’Neal. “Ka njerëz si ai, Gobert, që përpiqen të përfitojnë nga sistemi, duke përfituar gjithë ato para dhe nuk dinë të luajnë. Ndaj, këto tipa nuk i respektoj”, ka deklaruar O’Neil. Më tej, gjigandi amerikan shtoi: “Sa herë që bëj këto komente njerëzit mendojnë se unë e urrej  atë, por janë thjesht faktet ato që më detyrojnë të bëj këto deklarata”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…