O’Neal: Dua të jem pronari i një skuadre në NBA

11 tetor 2022 | 13:50

Ish-basketbollisti amerikan Shaquille O’Neal, tashmë 50-vjeçar, në një intervistë për CNN ka konfirmuar dëshirën e tij për të qenë pronari i një prej 30 skuadrave në NBA. Në karrierën e tij, “gjiganti” i parketit ka fituar katër tituj kampionë.

“Nuk e di nëse jam i autorizuar ta them, pasi ndoshta është mungesë respekti. Dua të rikthehem në shtëpi, të kem një skuadër timen. Ua lë spektatorëve të kuptojnë se çfarë do të thotë kjo zgjedhje imja”, ka thënë O’Neal, katër tituj kampionë në NBA.

Javën e fundit, Shaquille ka qenë në Abu Dhabi, si i ftuar special në dy ndeshjet miqësore që skuadrat e Milwaukee Bucks dhe Atlanta Hawks zhvilluan aty, për të promovuar basketbollin amerikan. Aty ai konfirmoi dëshirën e tij për të blerë kuotat e një skuadre të NBA-së.

E paqartë fjala “shtëpi”, nëse O’Neal dëshiron të ketë një ekip në San Antonio, ku ka luajtur në Lice, apo në New Orleans, ku ka bërë universitetin. Ndërkohë që, ai ka luajtur edhe me Orlando, Miami, Phoenix, Lakers, Cleveland e Boston.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, pas…