Onişor: Kosova e Serbia të mos minojnë mundësinë e marrëveshjes
22 janar 2019
| 23:18
Rumania mbështet dialogun dhe domosdoshmërinë e sigurimit të një marrëveshje më përputhje me vlerat themelore të BE-së. Kwshtu deklaroi shefi i zyrës ndërlidhëse të Rumanisë në Prishtinë, Daniel Onişor.
Sipas tij, prioritet i Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian, është gjetja e bazës së përbashkët për përparim.
Në anën tjetër, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se autoritetet duhet të sigurojnë arsim cilësor dhe siguri ligjore.
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor ka theksuar se Rumania e mbështet dialogun mes Serbisë e Kosovës, për një marrëveshje në përputhje me vlerat evropiane. Mirëpo, sipas tij, të dyja palët duhet t’i shmangin veprimet që pamundësojnë arritjen e marrëveshjes.