Operacion antikanabis në Shkodër, Mirditë dhe Tropojë. Asgjësohen 4 165 bimë narkotike
Në Shkodër, Mirditë dhe Tropojë janë zhvilluar operacione policiore antikanbis, ku u asgjësuan në total 4 165 bimë narkotike.
Konkretisht në qarkun e Shkodrës, gjatë fazës së 9-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra” u asgjësuan 3 295 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në disa fshatra, në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Pukë.
Në qarkun Lezhë, gjatë fazës së 30-të të operacionit policor të koduar “Imazhi” u asgjësuan 513 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në një fshat të Mirditës.
Ndërsa në qarkun Kukës, gjatë fazës së 5-të të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna” u asgjësuan 357 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në terren malor, në Lekbibaj të Tropojës.
Përgjegjësi i shërbimit pyjor të kësaj zone, me iniciale Gj. P., është në ndjekje penale për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.