Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

26 shkurt 2025 | 11:31

Njësitet policore kanë realizuar një operacion të kontrollit në pronën e një të dyshuari mashkull kosovar, në Novosellë të Pejës, nën dyshimin për kultivim të bimës së hashashit ose shkurreve të kokainës.

Kontrolli është realizuar pas një urdhri verbal të prokurorit të shtetit.

Gjatë inspektimit, policia ka zbuluar tri dhoma të improvizuara nën tokë, të cilat mund të kenë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike.

Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 52 poqa elektrikë me kapacitet të lartë për ndriçim dhe ngrohje, kabllo elektrike, qese të zbrazëta plastike, role plastike dhe një DVR që regjistronte pamjet nga kamerat e sigurisë.

Rasti është nën hetim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për rishikimin…