Operacion kundër “shtëpive të barit”, kapen dy shqiptarë në Angli
05 janar 2023
| 08:57
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike në Derbyshire të Anglisë si pjesë e një operacioni kundër shtëpive të barit.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, ka qenë 26 vjeçari, Ildi Sula ai i cili ka pranuar veprimtarinë e paligjshme dhe u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit. Me ndihmën e një përkthyesi shqiptar ai pranoi se kishte kultivuar 70 bimë kanabisi në shtëpinë ku jetonte.
Po ashtu është arrestuar edhe 19 vjeçari, Gentian Sefa i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike, ndërhyrje në sistemin e energjisë elektrike dhe shpërndarje kanabisi.
Të dy shqiptarët janë lënë në burg deri në zhvillimin e një seance gjyqësore ndaj tyre ku do t’u bëhet me dije dënimi i caktuar për veprën penale të kryer.