Operacion shumë i rrallë e i ndjeshëm në QKUK, i shpëtohet krahu pacientit
25 korrik 2023
| 15:22
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për një operacion shumë të rrallë dhe të ndjeshëm në Klinikën Emergjente të QKUK-së.
Në njoftimin për medie thuhet se pacienti A.R, 1987 e kishte pothuajse komplet të prerë krahun e djathtë, (amputim subtotal), gjatë një aksidenti me xham në shtëpi.
Sipas SHSKUK-së, intervenimi kirurgjik është kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas gjashtë ditësh hospitalizimi në Kirurgji Vaskulare, u lirua në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore.