Operacionet në QKUK po kryhen normalisht
19 korrik 2019
| 10:18
Në bazë të konfirmimit të Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, të gjitha sallat operative kirurgjike në QKUK kanë punuar normalisht, duke përfshirë edhe programin e planifikuar të operacioneve.
SHSKUK-ja ka ndërmarrë masat e nevojshme për funksionim normal të sallave operative, në bazë të informacioneve të sotme nga klinikat kirurgjike edhe ditën e sotme, operacionet po kryhen normalisht.