Operacioni i shpëtimit në Malet e Sharrit kryhet me sukses, turistët dërgohen në Prevallë

27 prill 2025 | 22:59

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka treguar se operacion shpëtimi në Malet e Sharrit ka përfunduar me sukses.

Të gjithë turistët janë kthyer pa lëndime duke u dërguar në Prevallë, ka njoftuar ShKShMK.

“Operacioni për shpëtimin e disa turistëve në Malet e Sharrit, ka përfunduar me sukses. Të gjithë turistët janë kthyer nga një ekip i ShKShMK-së shëndoshë e mirë dhe pa lëndime në Prevallë. Ndërsa një ekipë tjetër e ShKShMK-së, sapo është nisur në një aksion tjetër në një zonë tjetër të vendit”, thuhet në njoftim, të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur Jeta Hoti, nxënësja e shkollës fillore të mesme…