Operacioni policorë në veri, Haradinaj fton qytetarët serbë të veriut ta ruajnë qetësinë
28 maj 2019
| 09:13
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.
Ai ka treguar se një operacion i tillë është zhvilluar edhe në veri.
“Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës. Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.