Operatorët e dronëve ukrainas hedhin bomba mbi ushtarët rusë që po pushonin
Operatorët e dronëve ukrainas kanë hedhur një numër të konsiderueshëm të bombave mbi ushtarët rusë në fushëbetejë.
Pamjet e filmuara nga ajri që i realizoi brigada e 53-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, shfaq dronët duke hedhur bomba mbi ushtarët që po pushonin në afërsi të istikameve, transmeton Telegrafi.
Ushtarët rusë pasi vërejnë dronët, tentojnë të largohen por pa ndonjë sukses, pasi ishte shumë vonë për ta për një veprim të tillë.
Interesant është se operatorët e dronëve po shquhen për precizitetin e hedhjes së bombave mbi rusët, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë.
Shumica e ushtarëve që goditen me bomba e kanë pësuar me jetë, sipas Shtabi të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.
Ndërkaq së fundmi trupat ruse janë tërhequr nga Khersonit, ku Kievi e ka shpallur territor të çliruar nga forcat pushtuese.