Operohet Çun Lajçi, tregon se çfarë i tha doktori pasi doli nga salla
09 gusht 2022
| 13:52
Aktori i njohur, Çun Lajçi së fundmi ka njoftuar se ka probleme shëndetësore.
Shkaku i këtyre problemeve ai është shtrirë në QKUK ku dhe është operuar.
Lajmin e ka bërë me dije Lajçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“E dini çka m’tha doktori, kur dola nga salla e operacionit? Paske m’ua shkrumua jetën politikanëve me këta damar zemre!, ka shkruar Lajçi.