Operohet Edi Rama, mjeku flet për gjendjen e tij
Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale.
Mjeku Arben Gjata në një deklaratë për mediat është shprehur se gjendja e kryeministrit është stabile dhe se çdo gjë në operacion ka shkuar shumë mirë.
Ndër të tjera mjeku konfirmoi se ndërhyrja është bërë për të hequr apandesitin me anë të laporoskopisë.
“Ishte apendesit, u plotësuan ekzaminimet e nevojshme dhe operacioni është kryer me laporoskopi rreth orës 2 të mëngjesit. Gjendja post operatore është stabil, pa temperaturë dhe probleme. Sot dhe do të mund të nisë të ushqehet dhe brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Elaborimi total mund të jetë brenda dy- tre ditëve. Ai mund të ecë vetë që sot. Në fushatë do i duhet 2-3 ditë. E operacioni është bërë në sallat që ne kemi pasur. Spitali i ri është edhe ai”, ka thënë mjeku.