Operohet Erikseni
Christian Eriksen ka vendosur një defibrilator zemre, por karriera e tij në Serie A do të marrë fund nëse ICD është e përhershme. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori i Danimarkës dhe Interit iu nënshtrua një operacioni dje për të implantuar një defibrilator të zemrës.
“La Gazzetta dello Sport” shpjegon se në Itali, është e ndaluar të luash me një defibrilator të zemrës të implantuar, sipas protokollit të Komitetit Kardiologjik Organizativ, i cili u azhurnua në 2017.
Çdo sport kontakti është i ndaluar në Itali me një pajisje të tillë në zemër, ndërsa është e mundur që të luhet në liga të tjera, të tilla si Eredivisie ose Premier Ligë. Ende nuk flitet për një diagnozë të saktë, se cila ishte arsyeja e arrestit kardiak edhe pse lihet të kuptohet se bëhet fjalë për një miokardit.
Pas 3-4 javësh, Eriksen do t’i nënshtrohet sërish testeve për të kuptuar nëse defribilatori do të jetë i përkohshëm apo i përhershëm. E ardhmja e tij në futboll mbetet enigmë. Kujtojmë se Eriksen pësoi atak kardiak në ndeshjen Danimarkë-Finlandë.