Operohet Iniesta, 4 muaj jashtë fushave

16 dhjetor 2020 | 12:36

Andres Iniesta është operuar, për shkak të një problemi në kofshë. Një tendinë e këputur ishte problemi i mesfushorit spanjoll, që ka bërë ndërhyrjen kirurgjikale dhe do të qëndrojë katër muaj jashtë fushave të blerta.

36-vjeçari do të humbasë fazën përgatitore dhe muajin e parë në nisje të kampionatit. Japonezët e Vissel Kobe shpresojnë që gjithçka të shkojë sipas planit dhe Iniesta të kthehet në fushën e blertë sa më shpejt.

Spanjolli u dëmtua në ndeshjen e Asian Champions League, kundër Suwon Samsung. Mesfushori numëron më shumë se 60 ndeshje në kampionatin japonez dhe ka shënuar 13 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, dje gjatë një…