Operohet kapiteni i Liverpoolit
26 shkurt 2021
| 13:01
Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson iu nënshtrua një operacioni në “adductor”, pasi u dëmtua javën e kaluar në ndeshjen e Premier Ligës kundër Everton.
Mesfushori anglez menjëherë do të fillojë një program rehabilitimi, por kthimi i tij në fushë përjashtohet deri pas ndërprerjes ndërkombëtare në mars, kur kombëtaret angleze do të luajnë ndeshjet e para kualifikuese.
Trajneri Jurgen Klopp duhet të bëjë edhe pa të, ndërkohë që disa dëmtime të tjera me peshë i kanë penalizuar së tepërmi “Reds”, për të dalë nga gara për titull qysh tani.