Operohet kryeministri Rama
17 prill 2023
| 08:39
Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Zyra e shtypit e kryeministrit njofton se natën e mbremshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, Rama u diagnostikua me appendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nenshtrua operacionit për heqjen e appendiksit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.
Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mirë.