Operohet Kumbulla, humbet kualifikueset e qershorit
10 maj 2023
| 13:15
Një lajm i keq bëhet me dije për kombëtaren shqiptare të futbollit dhe për skuadrën e Romës.
Mbrojtësi Marash Kumbulla iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë gjatë kësaj të marte, ndërsa si pasojë do duhet të rrijë për disa muaj jashtë fushës së blertë.
Kështu Marash Kumbulla do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit në Seria A dhe kualifikueset e “Euro 2024” të kombëtares kuqezi që do të zhvillohen gjatë muajit qershor.