Operohet me sukses Alberina Halitaj

04 nëntor 2021 | 16:27

Hendbollistja Alberina Halitaj është operuar me sukses. Pas problemeve në shtyllën kurrizore hendbollistja në fjalë është dashur t’i nënshtrohet operimit.

“Si pasojë e dhimbjeve të vazhdueshme në shtyllën kurrizore ka qenë e pashmangshme ndërhyrja kirurgjike të cilën sot e kanë realizuar më sukses mjeket e spitalit Amerikan në Prishtinë. KHF Istogu ka bartur gjithë koston e shpenzimeve të shërimit të hendbollistes tonë, e cila me Istogun kaloi karrierë te suksesshme, megjithatë pjesë e sportit janë edhe lëndimet edhe pse të pa dëshirueshme. Shpresojmë që lëndimet të jenë pjesë e së kaluarës duke uruar shërim të lehtë dhe të shpejtë. Gjithë të mirat për Halitajn nga KHF Istogu!”, thuhet në njoftimin e KHF Istogu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga modelet më të suksesshme shqiptare, e…