Operohet me sukses Arbër Shala
27 shtator 2023
| 13:45
Skuadra e Dukagjinit të Klinës ka njoftuar se mbrojtësi Arbër Shala është operuar me sukses.
Mbrojtësi i majtë ka pësuar një lëndim në ndeshjen e xhiros së tretë ndaj Dritës dhe është detyruar t’i nënshtrohet një operimi. Kësisoj ai do të mbetet për disa muaj jashtë fushave të blerta.
“Mbrojtësi i skuadrës sonë Arbër Shala, është operuar me sukses pas një lëndimi të pësuar gjatë ndeshjes kampionale ndaj Drites. Shala është operuar ne meniskusin dhe ligamentin, nga Dr. Lavdim Berisha në Spitalin Royal Medical. Klubi e falënderon Dr. Lavdimin për kujdesin e veçantë ndaj futbollistit tonë dhe njëkohësisht Arbërit i dëshirojmë shërim të shpejtë duke shpresuar se do të kthehet në fushë sa më shpejtë”, thuhet në njoftimin e KF Dukagjini.