Operohet me sukses kapiteni i Llapit
17 janar 2023
| 20:52
Pas lëndimit të pësuar në stërvitje e që operimi ishte i pashmangshëm, sot kapiteni i skuadrës, Benjamin Emini e ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjike në gju, ka njoftuar faqja zyrtare e Llapit.
Emini pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se kishte pësuar rupturë të ligamentit kryqëzor ACL.
Në vizitë tek kapiteni Emini pas operimit ishte Drejtori i klubit, Muhamet Batatina i cili në emër të kryesisë dhe gjithë stafit i ka dëshiruar shërim të shpejtë si dhe i ka ofruar mbështetje nga klubi në këtë sfidë të pa pritur për të.