Operohet me sukses një fëmijë dy vjeç, i hiqet tumori me përmasa të mëdha
17 korrik 2021
| 13:45
Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës dyvjeclçare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut.
Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë.
Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi.