
Operohet me sukses Pranvera Ferataj
14 mars 2022
| 14:56
Hendbollistja e skuadrës së Istogut, Pranvera Ferataj është operuar me sukses, pasi që javë me parë kishte këputur tetivën e Akilit dhe nga tani fillon fazën e rikuperimit e cila do t’i zgjasë disa muaj.
Ferataj ishte njëra nga hendbollistet më në formë gjatë këtij sezoni, duke ndihmuar istogaset të arrin rezultate pozitive.
“Mungesa e saj për një kohë është hendikep i madh për skuadrën tonë, e cila synon që me angazhim maksimal të kompensoj mungesën e hendbollisteve të lënduara deri në rikthimin e tyre dhe kompletimin e skuadrës. Hendbollistes tonë Pranvera Ferataj i dëshirojmë shërim të plotë dhe rikthim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e KHF Istogu.