Operohet me sukses trajneri i Prishtinës
24 dhjetor 2023
| 17:18
Sigal Prishtina ka njoftuar se trajneri Albert Sylejmani i është nënshtruar një operacioni të cilin e ka kaluar me sukses.
Klubi nga kryeqyteti ka bërë të ditur se në ndeshjen e sotme ndaj Vëllaznimit, në krye të skuadrës do të jetë Andin Rashica.
“Trajneri i skuadrës, Albert Sylejmani javën e kaluar i është nënshtruar një operacioni të cilin e ka kaluar me sukses”, shkruhet në njoftimin e klubit.
“Duke i uruar Albertit rikthim të shpejtë, ju njoftojmë se në ndeshjen e sontme ndaj KB Vëllaznimi skuadrën do ta drejtojë trajneri, Andin Rashica”.