Operohet Militao, kthehet sezonin e ardhshëm

19 nëntor 2024 | 14:30

Eder Militao e kaloi me sukses operacionin. Mbrojtësi brazilian i Realit të Madridit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të rikuperuar ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, të cilin e këputi në minutën e 27-të të ndeshjes me Osasunën.

“Lojtari ynë, Eder Militao, u operua me sukses sot për këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të tij të djathtë. Operacioni u krye nga Dr. Manuel Leyes, nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të Realit të Madridit. Militão do të fillojë procesin e rikuperimit të tij në ditëve të ardhshme”, ka njoftuar Real Madridi. Në shënimin zyrtar të Realit thuhet qartë se “Militao do të fillojë procesin e rikuperimit në ditët në vijim”.

Lojtari tashmë i ka dhënë lamtumirën sezonit aktual dhe po flitet për një rikthim në fushë pas 7 deri 9 muajsh. Ndryshe nga dëmtimi i tij i parë, këtë herë janë përfshirë edhe meniskët, ndaj edhe koha e rikuperimit mund të jetë më e gjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka thënë se Ukraina e ka goditur me raketa…