Operohet në zemër nëna e ish-kryeministrit Haradinaj

23 nëntor 2020 | 19:10

Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” se nëna e tij, Rukë Haradinaj është operuar në zemër.

Ajo ka bërë zgjerimin e arteries dhe e ka vendosur stendën. Gjendja e saj është stabile.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë,

Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës.

Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin. Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti, Dr. Taibe Haziri dhe Dr. Violeta Hyseni, si dhe stafin teknik Hajdin Paçarizi, Besforta Mehmeti, Labinota Qorrolli si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës.

Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të 28 nëntorit, Agjencia Shtetërore e Arkivave e…