Operohet Papa Françesku, flasin mjekët

04 korrik 2021 | 23:03

Papa Françesku ka përfunduar me sukses operacionin në Spitalin Gemelli të Romës.

Operacioni në zorrën e trashë, ishte i planifikuar prej kohësh. Sipas mediave italiane, mjeku që ka operauar Atin e Shenjtë ka thënë se ndërhyrja ka shkuar mirë, ndërsa buletini mjekësor pritet të dalë mëngjesin e së hënës.

Mjeku ka thënë gjithasthu për mediat se Papa do të qëndrojë në spital të paktën 5 ditë.

Mediat italiane shkruajnë se Papa Françesku mbërriti në Spitalin Gemelli rreth orës 15”:00 pasdite, i shoqëruar nga shoferi dhe një bashkëpunëtor i ngushtë.

Kjo ndërhyrje sipas mediave është kryer në fshehtësi të plotë, e dijeni për këtë kanë pasur vetëm mjekët dhe vetë Papa./balkanweb

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramiz Lladrovci ka dal hapur në përkrahje të kryetari të…