Opinionisti Xhevdet Pozhari: Kjo qeveri po më dëshpëron me të madhe

19 prill 2022 | 18:32

Openionisti Xhevdet Pozhari, i cili i ka dhënë përkrahje Qeverisë Kurti, thotë se ajo po e dëshpëron me të madhe.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka paralajmëruar se ndoshta edhe mund të tërhiqet krejtësisht nga jeta publike.

“Është tu më dëshpëru me të madhe kjo Qeveri, se prej hajnave as që kam pas naj pritje tjetër. Puna e mbarë ju qoftë të gjithve!”, ka shkruar Pozhari.

Postimi i plotë i tij:

Një lajm i mirë për hajnat: Ndoshta së shpejti tërhiqem krejtësisht nga jeta publike. Jam lodh duke e pa qysh arsyetoni njerëz që vjedhin ashiqare mëditje, ndërkohë që çdo ditë shoh mjekë/infermierë në intensive qysh dërrmohen t’u kujdestaru që t’i mbajnë pacientët në jetë dhe nuk paguhen për ndërrimin e natës as sa gjysma e mëditjes që e vjedhin deputetët.
Jam lodh kur shoh që emërohet në krye të shëndetësisë një ministër që nuk ia ka haberin dhe sen nuk bën për sektorë të caktuar, për atë pjesë të mantelbardhëve që punojnë natë e ditë.
Është tu më dëshpëru me të madhe kjo Qeveri, se prej hajnave as që kam pas naj pritje tjetër.
Puna e mbarë ju qoftë të gjithve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia të martën u bëri thirrje forcave ukrainase dhe luftëtarëve…