Opinionistja Donjetë Maloku i reagon Enver Petrovcit: Djemtë e UÇK-së kanë qenë studentë, fëmijë të mësuesve, piktorë e shkrimtarë, por…
Opinionistja Donjetë Maloku ka reaguar ndaj deklaratës së aktori Enver Petrovci, i cili ka përçmuar ish-udhëheqësit e UÇK-së, duke thënë se këta kurrgjë s’kishin qenë po të mos kishin qenë në luftë. “Kishin qenë do mësuesa do bodyguarda”, kishte thënë Petrovci.
E Maloku ka thënë se ish-udhëheqësit e UÇK-së veçse kanë qenë studentë, kanë qenë fëmijë të mësuesve, piktorë, shkrimtarë poetë… “por këta tituj për ta nuk kanë mjaftuar, intelekti i tyre s’ka pranuar të jetë vegël e askujt, iu ka ardhur në maje të hundës të vuajturit veç pse janë shqiptar”.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se dikujt i ka mjaftuar emri “aktor” dhe gjithë jetën e ka ndërruar rolin që ia ka kërkuar.
Postimi i plotë i saj:
ATA veçse kanë qenë studentë, kanë qenë fëmijë të mësuesve, piktorë, shkrimtarë poetë… por këta tituj për ta nuk kanë mjaftuar, intelekti i tyre s’ka pranuar të jetë vegël e askujt, i ka ardhë në maje të hundës të vuajturit veç pse janë shqiptar.
Po ti shikosh të gjithë me radhë dallohet se secili ka qenë me intelekt me të lartë se tjetri, asnjë rastsisht s’e ka marrë armën për të luftuar për këtë tokë.
Kur filloj lufta në Ukrainë të gjithë i dhanë zemër Zelenskit, e lavdëruan, e quan në qiell me lëvdata, e djemtë tanë qysh ende nuk u lodhet se poshtëruari, ka me iu vra gjaku e vuajtjet e atyre nanave që i dhanë kësaj toke gjithë ata djem të njome.
Lladrovci “ma e shtrenjtë është liria se jeta..” këtë shumë kush as sot se kupton, se t’u e nda rakinë në zullumqaret ai veçse ka qenë i “lirë”.
Ademi Jashari “shumë era kane kalu po lisit rrenjet s’kane mujt me i’a shkul” edhe s’kanë me mujtë kurrë, mbetje ….
dikujt i ka mjaftuar emri “aktor” dhe gjithë jetën e ka ndërruar rolin që ia ka kërkuar okupatori!