Opozita austriake premton gazeta gratis për të rinjtë për të luftuar dezinformimin
Socialdemokratët opozitar në Austri kanë premtuar pagesën e abonimeve për gazetat për të rinjtë nën moshën 30-vjeçare, në përpjekje për të luftuar dezinformimin dhe atë që ata e quajnë “Orbanizim” të politikës austriake, shkruan Financial Times.
“Investimi në gazetari është investim në demokraci”, ka thënë lideri i partisë SPO, Andears Babler në Vjenë, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Këtë plan ai e sheh si hap të rëndësishëm në përpjekjet e Austrisë që të ndalet së kopjuari Hungarinë. Qeveria hungareze e prirë nga Viktor Orban e ka zhbërë lirinë e mediave.
“Politika jonë ndaj mediave do të forcojë pushtetin demokratik të mediave. Kanë përgjegjësi të veçantë”, thotë Babler, i vetëshpallur marksist që doli fitues në garën e turbullt për lidershipin e së majtës austriake vitin e kaluar.
SPO-ja është në pozitë të mirë për të fituar kancelarinë në zgjedhjet që do të mbahen në muajin shtator.
Partia e Lirisë e së djathtës ekstreme përkrahet me 29 për qind, por për shkak të toksicitetit që ka mund të dështojë të gjejë partnerët e vegjël për qeverisje nën drejtimin e Herbert Kickl.
Teksa Austria përkrah një treg të gjerë dhe me shumë media, më shumë se gjysma e gazetave ditore janë në presion të madh për shkak kalimit demokratik nga gazetat e shtypura te ato digjitale.
SPO-ja ka premtuar se çdo vit do të paguajë nga 150 euro për secilin abonim të ri në gazeta për të gjithë austriakët mes moshave 16-30-vjeçare.
Abonimi mund të jetë digjital ose i shtypur.