Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, kërkon të mos mbahet seanca

13 korrik 2023 | 16:01

Partitë opozitare nuk kanë shprehur gatishmëri për vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, ashtu siç ka propozuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se ka folur edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka hequr dorë nga mbajtja e fjalimit në Kuvend dhe se seanca të vazhdojë me pyetjet parlamentare.

Në momentin që Konjufca i ka dhënë fjalën deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu për t’i drejtuar pyetjen ministrin Xhelal Sveçla, ajo së bashku me disa deputetë tjerë të PDK-së, kanë dalë para foltores, e më pas u janë bashkuar edhe disa deputetë tjerë të LDK-së dhe AAK-së.

Por, deputetja e PDK-së, ka thënë se përpjekja për ta normalizuar situatën është gabim. Ajo pyeti kryeministrin Kurti dhe deputetët e pozitës nëse i përfaqëson Mimoza Kusari-Lila, pas publikimit të audio-incizimeve dhe bisedave me zyrtarët e Listës Serbe përfshirë edhe Radojqiqin.

Ndërsa, nga ulësja e Kuvendit është dëgjuar deputeti Mërgim Lushtaku, i cili ka thënë se seanca duhet të ndërpritet.

Edhe Xhavit Haliti kërkoi të mos mbahet seanca.

Po ashtu, Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se nuk sheh mundësi që sot të vazhdohet seanca.

Ndërsa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bek Berisha, ka vlerësuar se pas dhunës së sotme në Kuvend, ky institucion duhet të punojë bashkërisht për t’i diskutuar të gjitha ato që kanë ndodhur.

Mirëpo sipas tij, më herët ka pa pasur situata më ekstreme në Kuvend, krahasuar me ato të sotmet.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka ftuar…