Opozita bllokon rrugët në Shqipëri (Live)
02 maj 2019
| 18:25
Opozita ka bllokuar në 12 qarqe akset kryesore të rrugëve në Shqipëri, në shenjë protestë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, si personi përgjegjës për bashkëpunimin me krimin në blerjen e votës.
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka shprehur mirënjohjen e tij për protestuesit opozitarë.
“Mirënjohje për qëndresën e jashtëzakonshme që keni demonstruar deri më sot”, ka thënë Basha gjatë ecjes në Elbasan.