Opozita bojkoton Kuvendin, ‘fajëson’ PS-në për disfatën në zgjedhjet e 14 majit

18 maj 2023 | 11:29

Deputetët shqiptarë janë rikthyer në Kuvend pas fushatës dhe zgjedhjeve të 14 majit ku shumicën e bashkive i ka fituar Partia Socialiste (PS) e Edi Ramës.

Përfaqësuesit e opozitës kanë fajësuar PS-në për humbjen duke e akuzuar për vjedhjen e zgjedhjeve dhe më pas kanë bojkotuar seancën plenare.

Flamur Noka, e cilësuar procesin zgjedhor më të turpshmin në historinë e vendit.

“Sot, është një ditë që çdo shqiptar i ndershëm e shikon që para dy ditësh u mbyll një proces, më i turpshmi në historinë e Shqipërisë. Më 14 maj nuk kishte zgjedhje, por një proces votimi. Ditën e diel ju konfirmuat se këtu nuk ekziston një qeveri demokratike, por në Shqipëri dita e diel konfirmoi se ka një narko-regjim. Në Shqipëri u tregua ditën e diel se vija ndarëse mes partisë dhe shtetit nuk ekziston, parti-shtet ishin të gjithë krim, para krimi, korrupsioni, droge”, ka thënë Noka.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur për largimin e opozitës nga seanca duke u shprehur se humbjen duhet ta kërkojnë te vetja dhe jo të kundërshtarët.

“S’dua të bëj replikë me askënd, as shkopin që ka mbetur pa flamur e asaj që foli në emër të asaj që ka mbetur nga foltorja e Berishës, mendoj që historia që në këto vite që humbësi e sheh fajin te kundërshtari dhe asnjëherë nuk e bën një analizë se çfarë ka bërë gabim, është se të insistosh te gabimi është çmenduri. Apeli im edhe pse opozita e nisi punën me bojkot të pranueshëm pas rezultatit në zgjedhje, thirrja është që opozita t’i rikthehet punës në Kuvend. Duhet të punojmë për një sërë çështjesh që kanë rëndësi mes opozitës dhe mazhorancës. Jemi gati të vijojmë bashkëpunimin. Opozita s’mund të marrë peng zgjedhjen e një organi të rëndësishëm kushtetues si Avokat i Popullit. Prej të hënës do i kërkojmë opozitës duhet të ulemi për të dakordësuar kandidatin që do të jetë dhe avokat i popullit”, ka thënë Balla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dolores Aveiro – nëna e Cristiano Ronaldos – ka reaguar…