Opozita bojkoton seancën për ekipin negociator të Qeverisë

04 shtator 2018 | 10:37

Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate (PSD), me përjashtim të deputetes Teuta Rugova,  kanë bojkotuar seancën e Kuvendit në të cilën është duke u diskutuar për ekipin negociator të Qeverisë në dialogun me Serbinë.

“Ne nuk marrim pjesë sepse mendojmë se kjo është një përpjekje e kryeministrit dhe Qeverisë për ta prishur seancën e orës 10:00. Ne nuk do të lejojmë që askush të luajë me territorin e Kosovës. Ne do të marrim pjesë në seancën e orës 10:00”, ka thënë Avdullah Hoti pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai…