Opozita deklarohet kundër buxhetit për vitin 2018
05 dhjetor 2017
| 14:08
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë deklaruar kundër Projektligjit për buxhetin e vitit 2018.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se ky buxhet nuk ndryshon asgjë nga buxheti paraprak. Ymeri i ka quajtur të fryra dhe joreale të hyrat e parashikuara në këtë buxhet. “Lëvizja Vetëvendosje është kundër këtij lloj buxhetimi”, ka deklaruar Ymeri.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se deputetët e kësaj partie do të votojë kundër buxhetit për vitin 2018. Këtë buxhet, Abdixhiku e ka quajtur të luksit. “Ne do të votojmë kundër buxhetit për vitin 2018. Ky buxhet është i luksit, është i zëvendësministrave, nuk është buxhet i shëndetësisë, arsimit…”, ka thënë Abdixhiku.