“Opozita di vetëm të humbasë”, Spiropali për Edi Ramën: Është i jashtëzakonshëm
Partia Socialiste ka mbledhur sot Kongresin, organin më të lartë vendimmarrës. Në ditën e Rinisë, socialistët janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve nga ku do të prezantohet projekti i transformimit të partisë, arritjet dhe synimet e qeverisë.
Kongresi i hapi punimet me fjalën e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cula nuk i kurseu ironitë për opozitën dhe lëvdatat për kryeministrin Edi Rama.
Teksa theksoi se opozita di vetëm të humbasë zgjedhjet, Spiropali tha se Rama është një kryeministër i jashtëzakonshëm dhe se në OKB ka dël kundër ambasadorit rus.
“Suksesi është kolektiv, përgjegjësitë individuale. Disa sillen si pirromanë në Kuvend, disa e djegin. Sa herë ka ballafaqime elektorale, ata do të humbin, ne do të fitojmë. Ne nuk na ndan prej tyre barrikada nuk na ndikon mos të shohim flakadanët që ndezin në Parlament. Ne jemi institucion lirie, ata i marrjes peng të institucioneve. Ata po i tmerron frika e orës së të vërtetës. Filozofia e tyre shkon në krah të kundërt me vullnetin e shqiptarëve, ndërkohë ata e kurdisin sahatin e tyre me akrepat e 97.
Asnjë lider tjetër sa Edi Rama dhe PS, nuk është treguar aq i aftë dhe kaq këmbëngulëse në praktikat e korrigjimit. Kundërshtarët tanë dinë vetëm të humbasin. 10 milion turistë në një vit në Shqipëri nuk kanë ardhur vetëm të grishur nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Edi Rama, që si lë kusur ambasadorit rus në mes të mbledhjes në Këshillin e Sigurimit. Ata kanë ardhur të ndjellë nga një vend me diell, dritë, shpresë dhe optimizëm, një vend dinamik, i sigurtë për të jetuar dhe me bukën e kripën më të lirë në Evropë” tha ndër të tjera Spiropali.