Opozita e braktis edhe Komisionin, s’voton asgjë deri në themelimin e Komisionit Hetimor
Debati pozitë e opozitë për çështjen e Komisionit Hetimor ka vazhduar edhe në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Derisa në rend dite ka qenë shqyrtimi i Projektligjit për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, deputetët e opozitës kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në votime deri në formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votim derisa të themelohet Komisioni Hetimor.
Ai ka thënë se mund të bëhen pjesë e diskutimeve por jo edhe të votimeve.
Njëjtë mendon edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Ajo ka thënë se sjellja e mazhorancës karshi opozitës nuk është e drejtë, raporton EO.
Se nuk do ta votojnë asnjë marrëveshje e tha edhe shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.