Opozita e lëshon seancën, LV-ja nuk ia voton rezolutën për ‘Trepçën’ dhe policinë
02 nëntor 2023
| 11:21
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kanë lëshuar seancën për shkak të mospërkrahjes nga Vetëvendosje të rezolutave të propozuara për “Trepçën” dhe Policinë e Kosovës.
Në rezolutën e propozuar nga opozita, kërkohej që të diskutohej gjendja e minatorëve të “Trepçës” dhe protesta e zyrtarëve policorë.