Opozita e nervozon Petkoviqin, nuk ia bën hesap raportin për Brukselin dhe Ohrin

10 prill 2023 | 14:02

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë të hënën se një pjesë e opozitës në seancën e sotme të Komisionit parlamentar për Kosovën është tërbuar, është sjellë dhunshëm dhe ka braktisur seancën.

Petkoviqi ka thënë se ka shkuar në takim të komisionit në fjalë për të prezantuar raportin e zyrës që ai drejton dhe gjithçka që është diskutuar në Bruksel dhe Ohër, porse është bojkotuar nga opozita, raporton “TV Most”.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të sjelljes së re të dhunshme dhe të tërbimit të përfaqësuesve të opozitës në mbledhjen e Komisionit për Kosovë erdha t’ua prezantoj deputetëve raportin e Zyrës për Kosovë dhe gjithçka që diskutuam gjatë raundit të fundit të dialogun në Bruksel, por edhe për të gjitha çështjet e rëndësishme, duke përfshirë edhe propozimin e BE-së edhe aneksin, pra dokumentin për zbatimin që diskutuam në Ohër”, ka thënë ai.

Petkoviqi ka thënë se kishte gjithçka gati në dorë për të folur hapur dhe për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të anëtarëve të këtij komisioni.

“Këtyre përfaqësuesve të opozitës nuk i intereson tema e Kosovës, çfarë po negociohet në Bruksel, e as populli serb në Kosovë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka kërkuar nga…