Opozita e shkarkon kryesuesin e Kuvendit Komunal në Shtime
06 shtator 2023
| 12:30
Opozita në Komunën e Shtimes ka shkarkuar kryesuesin e Kuvendit komunal, Adnan Ademi, i cili vijen nga radhët e Vetëvendosjes.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të mërkurën me vota unanime.
Ademi është shkarkuar me 11 vota për.
Arsye e shkarkimit të tij, sipas opozitës është gjuha joparlamentare dhe jo etike, nepotizmi dhe shkeljet ligjore.