Opozita ende nuk i ka dërguar komentet në ZRrE
31 janar 2022
| 13:12
Sot deri në ora 16:00 është afati i fundit që palët e interesit të dërgojnë komentet e tyre në Zyrën e Rregullatorit për Energji(ZRrE) rreth propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Deri me tani në ZRrE komentet e tyre i kanë dërguar Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore, KOSTT-i, KEDS-i dhe KESCO.
Qeveria e Kosovës dhe LV-ja kanë treguar se komentit e tyre do ti dërgojnë të hënën.
Partitë opozitare, të cilat kanë thirrur dy seanca të jashtëzakonshme parlamentare për të kundërshtuar rritjen e çmimit te energjisë, ende nuk i kanë dërguar komentet e tyre.
Madje, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ende nuk kanë treguar nëse do të dërgojnë në ZRrE ndonjë koment.