Opozita hungareze shpreson t’i fitojë zgjedhjet në Budapest
Qytetarët në Hungari po votojnë në zgjedhjet lokale, teksa politikanët opozitarë po tentojnë që sfidojnë pushtetin e kryeministrit nacionalist, Viktor Orban, duke tentuar që të fitojnë në kryeqytet, Budapest.
Pavarësisht se vijnë nga sprektre të ndryshme politike, shumë parti opozitare kanë bashkuar forcat për të garuar kundër partisë së krahut të djathtë Fidesz, të kryeministrit Orban.
Orban, i cili erdhi në pushtet më 2010, ka ndryshuar rregullat zgjedhor, në mënyrë që partitë opozitare ta kenë të vështirë të garojnë vetëm kundër partisë Fidesz.
Budapesti do të jetë fokusi i këtyre zgjedhjeve. Gergely Karacsony, 44 vjeç, sipas sondazheve është sfiduesi kryesor i kryetarit aktual të Budapestit, Istvan Tarlos, i cili mbështetet nga partia Fidesz dhe është në pushtet që nga viti 2010.
Karacsony e ka krahasuar garën për kryeqytetin hungarez me zgjedhjet lokale në Stamboll, ku kandidati i partisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan ka humbur garën ndaj kandidatit të opozitës.
“Stambolli votoi kundër pushtetit agresive që në shumë mënyra është e ngjashme me regjimin e Orbanit”, ka thënë ai për “AFP”.
Garë e ngushtë parashihet të jetë edhe në qytete të tjera që udhëhiqen nga Fidesz, siç është Miskolc, Pecs dhe Szombathely.
Një skandal seksual, që ishte bërë publik javën e kaluar, e ku ishte i përfshirë një kryetar komune nga partia Fidesz, mund të bëjë që mbështetja ndaj kësaj partie të bie, e cila promovon vlerat e familjes dhe e cilëson veten si parti të krishterë dhe konservatore.
Një bloger ka postuar fotografi eksplicite dhe video të kryetarit të qytetit Gyor, i cili po merrte pjesë në një orgji në një jaht në Kroaci.
Kryeministri Orban ka qëndrime kundër emigrantëve dhe kundërshton ato që ai i ka cilësuar si shtete “jodemokratike” në Evropën Perëndimore.