Opozita i bën 59 vota për rrëzimin e qeverisë. Ky deputet i koalicionit ia jep votën opozitës
26 qershor 2019
| 14:28
Deputeti Milaim Zeka është shprehur i gatshëm që të votojë për rrëzimin e Qeverisë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se opozita mund të llogarisë në votën e tij për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Glauk thuaje të vërtetën
Dje, Glauk Konjufca i VV-se, tha se “asnjë deputet i shumicës nuk e ka dhënë votën për rrëzimin e qeverisë”!
Gjate vizitës tonë në Holandë, Dr. Fatmire Kollqakut, po edhe ty e Albulena Haxhiut, edhe Rexhep Selimit, ju kam premtuar që votën time e keni. Prapë po ju them publikisht: Kur doni llogaritni në votën time!
Jam i bindur deri te Zoti që sa më shpejt të rrëzohet kjo qeveri, dhe sa më shpejt që i çojmë në pension këta politikanë, aq më mirë për Kosovën…!!!