Opozita i kërkon Muratit të ofrojë zgjidhje për të dalë nga situata e grevës
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati që të ofrojë zgjidhje për të dalë nga situata aktuale e grevës.
“Ne sot, ministër duhet ta përfundojmë ketë takim mes juve dhe SBAShK-ut me një zgjidhje. Është situatë alarmante. Pala kryesore jeni qeveria dhe SBAShK-u që duhet të jepni një zgjidhje. Ju kisha lutë që sot mos me lëvizë as ju, as ne, ta bëjmë një zgjidhje sot që fëmijët të fillojnë mësimin të hënën. Ministër, shkruaj kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, bisedo me kryeministrin ta gjejmë një zgjidhje, ka thënë Dumoshi.
Ndërsa deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se në takim duhet gjetur mundësia për një zgjidhje.
“Nëse dëshirojmë me gjetur zgjidhje, zgjidhje gjithmonë ka. Nuk është e pamundur të gjendjet një mundësi t’i përafroni qëndrimet. Kërkesat nuk kanë qenë të na jepni pak lëmoshë por kërkesa për ta adresuar çështjen. Kjo lloj qasje nuk ka me nga çuar askund. As nuk është mirë për shtetin me vazhduar greva e as për grevistët. Këtu po pësojnë fëmijët”, është shprehur ajo.