Opozita ia kërkoi draftin, Kurti: Emisarët më thanë mos e shpalos, nëse ua tregoj i bie që s’jam i koordinuar me ta
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është “në hall” me opozitën që po kërkojnë ta shohin draftin e Asociacionit të cilin e ka pranuar në Bruksel.
Kurti ka thënë se është kërkesë e emisarëve perëndimorë që të mos ta zbulojë, duke thënë se është i koordinuar me ta.
“Unë e kuptoj kërkesën e juaj që ta shihni draftin. Emisarët evropianë dhe ata amerikanë mos me tregu draftin, tash a me koordinim a pa, qysh po doni se jam në hall me juve? Ata më thanë mos e bën publik, e kam ndarë me presidenten sepse është shefja e shtetit. Jam në koordinim të vazhdueshëm me amerikanët dhe evropianët. Ata kanë kërkuar të mos e bëj publik, jam i koordinuar me ta. Qysh po doni qysh me ja kallxu a me koordinim a pa koordinim? Për besë jam në hall me juve”, ka thënë Kurti.
Kurti është zotuar se s’ka me qenë “Zajednicë” Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
“S’ka me pasë Zajednicë”, është zotuar Kurti.