Opozita këmbëngul për zgjedhje të parakohshme
Kërkesën për zgjedhje të reja në vend partitë opozitare po e shfaqin çdo ditë e më shumë. PDK-ja e LDK-ja këmbëngulin që vendi duhet sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Ndonëse kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të mandatit të Qeverisë Kurti, partitë opozitare shohin vetëm zhgënjim dhe mospërmbushje të premtimeve. Prandaj, zgjedhjet i shohin si zgjidhje reale.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, thotë për “Ekonomia Online” se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
“Mendoj se zgjedhjet e reja janë procesi me i domosdoshëm për këtë vend duke parë gjithmonë këtë qeverisje, mënyrën e keqe të qeverisjes së këtij vendi dhe një situatë mjaftë e rëndë, qoftë ekonomike, qoftë në aspektet tjera të këtij vendi. Prandaj, mendoj që sa më shpejt që është e mundur ne duhet të shkojmë zgjedhje dhe sovrani të vendos kush do ta udhëheq Kosovën vitet e ardhshme”, thotë Qalaj.
Përveç PDK-së zgjedhje të reja po kërkon edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi, thotë se çdo ditë qëndrimi i kësaj qeverisje është dëmi i madh për vendin. Prandaj, këmbëngul për të shkuar në zgjedhje.
“Edhe një ditë nëse vazhdon kjo qeveri është edhe dhjetëfish dëmi më i madh për qytetarët e republikës së Kosovës, normalisht që duhet për të shkruar në zgjedhje por ne si opozitë e kemi të pamundur për ta dërguar Kosovën në zgjedhje, sepse kemi pak numra në parlamentin e Republikës së Kosovës dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që një parti politike të votohet me kaq besim të madh mbi 50 për qind të deputetëve dhe me pas shumicën parlamentare, e pa asnjë koalicion tjetër sikurse që i ka ndodhur VV-së dhe pikërisht që kanë pasur numra mjaftueshëm në parlament është dashur për ta dërguar agjendën e Kuvendit. Kjo është një qeveri, një mazhorancë që më së paku ka punuar në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.
Ajo ka shtuar se sa i përket zgjedhjeve të reja, atë minutë që Kurti është i gatshëm për të hyrë në zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme.
“I ka dalë fytyra e vërtetë dhe kauzat e rrejshme të Kurtit tani më i kanë kuptuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe i falënderoj të gjithë qytetarët që ata më të vërtetë i kanë thirrur mendjes dhe e kanë ndryshuar bindjen karshi qeverisë krejt dhe drejtë krejt dhe rren”, u shpreh ajo.
Mendim të ngjashëm për të shkuar në zgjedhje nuk ka edhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi. Ai thotë se Qeveria Kurti duhet ta përfundojë mandatin e saj. Madje, Abazi nuk i sheh aq serioze deklarimet e opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
“Nuk shoh ndonjë arsye, sepse mendoj se Kurti duhet ta përfundoj mandatin e vet, ashtu siç i është dhënë. Nuk ka të interesuar nga opozita në formën serioze për ta rrëzuar këtë qeveri duhet t’i lihet mundësia për të parë së fakti për katër vite ka arritur të bëjë minimalisht mos të themi asgjë në të mirën e Kosovës, sepse ky mit i krijuar dhe premtimet që janë dhënë realisht janë përkthyer në asgjë tjetër përveç se një pushtet autokratik dhe populizëm dhe luftë propagandistike ndaj kundërshtareve politikë por asgjë konkrete në kuptimin e përmirësimit të jetës dhe realizimit të premtimeve të dhëna në fushatat elektorale”, u shpreh Abazi.