Opozita kërkon anulimin e vendimit të ZRrE-së dhe shkarkimin e bordit

08 shkurt 2022 | 11:59

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar që të futet si pikë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës, vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtimin e rrymës.

Ai ka thënë se ZRrE-ja është shndërruar në instrument të kryeministrit Albin Kurti.

Më tutje, Tahiri ka shtuar se ky bord nuk duhet ta vazhdojë punën sepse do të bëjë dëme edhe më të mëdha.

“Kërkojmë nga grupet parlamentare që ky vendim i ZRrE-së të anulohet sot. Ne kemi pasur debat që kemi shterur të gjitha mundësitë. Sot ZRrE-së ka marrë vendim që ka krijuar realitet të hidhur në vendin tonë. Rezoluta kërkon që të mos ketë shtrenjtim. Kërkojmë shkarkimin e Bordit të ZRRE-së dhe anulimin e këtij e këtij vendimi”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu ka thënë se sot duhet vendosur patjetër për debat dhe të votohet rezoluta për anulimin e këtij vendimi, të cilin e ka quajtur skandaloz.

Ndërsa Armend Zemaj nga LDK-ja ka thënë se për çështje urgjente mund të ketë mocion në çdo kohë. Sipas tij është e rëndësishme që kjo çështje të trajtohet menjëherë.

“Kuvendi duhet të ndërmarrë iniciativë dhe të vjen me rekomandime të sakta”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka sqaruar tarifat e reja…