Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj
24 gusht 2018
| 07:31
Pas zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë, partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Sipas zyrtarëve opozitarë, Haradinaj nuk mund të jetë edhe më tutje kryeministër për shkak të ndërhyrjes së tij në sistemin e drejtësisë, shkruan “Epoka e re”.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se është detyrë qytetare dhe obligim politik të kërkohet dorëheqja e Haradinajt.
Edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kërkuar që urgjentisht të hidhet në votim mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)